KOVID-19 NË SHKOLLA/ Filipçe: Teste të shpejtë për nxënësit!

Pjesa më e madhe e të rinjve virusin kovid-19 e kalojnë pa simptoma, dhe për shkak të të njëjtit janë të njohur si transmetues të virusit. Për momentin, gjendja në shkollat është stabile, por për shkak kujdesit dhe disponimit me informacione të sakta po përgatitet metodologjia për zbatimin e skriningut për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme.

Testimet e nxënësve do të bëhen me testa antigjene të shpejtë.

Këtë vendim sot e ka publikuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili, njëherit theksoi se në mënyrë shtesë do të prezantohen.

“Pas fillimit të vitit shkollor vërehen rritje të rasteve mes nxënësve që është e pritshme. Ajo që është me rëndësi është se situata në shkollat është stabile por me testimin e tillë, do të kemi informacione të sakta dhe njohuri për menaxhimin e mëtutjeshëm të pandemisë dhe arsimit”, ka thënë Filipçe, transmeton portali Schoolture.info