Korrupsioni në universitete/33% e studentëve kanë frikë ta denoncojnë, 90% nuk e dinë se ku

20% e studentëve në Maqedoni konsiderojnë se korrupsioni në Universitet është shumë apo ekstrem i lartë. Këto janë rezultatet nga hulumtimi i Institutit për hulumtime strategjike dhe edukim i realizuar me studentët e universiteteve publike. Misho Dokmanoviq, menaxher projekti, tregon që 10% e të anketuarve kanë thënë se profesorët u kërkojnë ryshfet. Por këtë korrupsion, 90% e studentëve nuk e dinë se ku duhet ta paraqesin.

Në Maqedoni në korniza të hulumtimit u vërtetua se 20% e studentëve konsiderojnë se është shumë apo ekstrem prezent në fakultete. 1 nga 10, apo 10% e të anketuarve në Maqedoni, profesori u ka kërkuar ryshfet në korniza të studimeve e këto janë të dhëna që na brengosin. Në përgjithësi në Maqedoni në krahasim me vendet tjera ekziston informim shumë i ulët i studentëve, mbi 90% fare nuk e dinë se si paraqitet korrupsioni e as nëse ekziston institucion kompetent apo organ i fakulteteve të cilat janë kompetente për këtë”, tha Misho Dokmanoviq, menaxher projektues i ISIE.

Për parandalimin e korrupsionit dhe uljen e rreziqeve, anëtari i Antikorrupsionit, Vlladimir Georgiev, thotë se duhet të rritet efikasiteti i organeve gjyqësore penale për të ndëshkuar kryerësit.

Mund të punohet përfundimisht në uljen e rreziqeve nga korrupsioni por këtu e domosdoshme është që përgjigja penalo-juridike të jetë efikas. Mjaft dëgjuam nga jashtë, konkretisht me rastin e fundit me Merkon se kërkohet nga institucionet përfundimisht të ndërmarin masa për dënim, e jo vetëm për masat parandaluese”, pohoi Vlladimir Georgiev, anëtar i Antikorrupsionit.

Ky hulumtim është realizuar në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi. Rezultatet treguan se në përgjithësi gjendja e korrupsionit në universitetet e tre vendeve është e barabartë. Në Maqedoninë e Veriut, 33% e studentëve janë shprehur se kanë frikë të paraqesin korrupsion për shkak frikës së pasojave më pas. /TV21