Këto janë 20 universitetet më të mira në botë: Nr. 1 s’është në SHBA

Universitetet e Ivy League kryesojnë vazhdimisht listën e institucioneve më të mira universitare në të gjithë planetin.

Në fakt, Universiteti Princeton arriti të fitojë vendin e parë, si në renditjen e Wall Street Journal, ashtu edhe në renditjen e US News dhe World Report për vitin 2024. Megjithatë, situata ndryshon kur bëhet fjalë për renditjen globale.

Në veçanti, Universiteti i Oxford-it në Mbretërinë e Bashkuar doli si universiteti më i mirë në botë për të tetin vit radhazi, sipas listës së revistës Times Higher Education e cila krahasoi më shumë se 1900 universitete në mbarë botën.

Universiteti në fjalë, i cili është edhe i dyti më i vjetër në botë, vazhdon të jetë lider botëror në kërkimin akademik dhe mësimdhënie nëntë shekuj pas themelimit të tij.

Edhe pse asnjë universitet amerikan nuk arriti në vendin e parë, tre universitetet e radhës më të renditura janë të vendosura në SHBA.

Times Higher Education përdori matjet në lidhje me pesë fusha – mësimdhënie, mjedisi kërkimor, cilësia e kërkimit, risitë e industrisë dhe perspektiva ndërkombëtare – për të renditur universitetet më të mira në botë.

Universitetet më të mira fitojnë të gjitha nota të larta në të gjitha kategoritë, por Universiteti i Stanfordit dhe Instituti i Teknologjisë i Masachusets-it kanë marrë rezultatin më të lartë të mundshëm (100) për kontributin e tyre në kërkimin dhe inovacionin komercial. Ndërkohë, Harward-i dhe Princeton mbetën prapa në këtë fushë, duke fituar respektivisht 84 dhe 95 pikë për reputacionin e tyre të industrisë.

Sidoqoftë, Universiteti i Oxford-it del në krye në përgjithësi, për rezultatet e tij të larta në të gjitha kategoritë dhe në veçanti, rezultatin perfekt për mjedisin e tij kërkimor. Institucioni historik lehtëson kërkime të shpeshta, të respektuara dhe fitimprurëse, sipas analizës së Times Higher Education. Dhe sipas CNBC, këto janë 20 universitetet më të mira në botë.

Universiteti i Oxfordit – Oxford, Mbretëria e Bashkuar;

Universiteti Stanford – Stanford, Kaliforni, SHBA;

Instituti i Teknologjisë i Massachusetts – Boston, SHBA;

Universiteti i Harwardit, SHBA;

Universiteti i Kembrixhit, Cembrige, Mbretëria e Bashkuar;

Universiteti Princeton – Princeton, New Jersey, SHBA;

Instituti i Teknologjisë në Kaliforni – Pasadena, Kaliforni, SHBA;

Imperial College London – Londër, Mbretëria e Bashkuar;

University of Berkeley – Berkeley, Kaliforni, SHBA;

Universiteti Yale – Konektikat, SHBA;

ETH Zurich – Cyrih, Zvicër

Universiteti Tsinghua – Pekin, Kinë;

Universiteti i Cikagos – Çikago, SHBA.

Universiteti i Pekinit – Pekin, Kinë;

Universiteti Johns Hopkins – Baltimore, SHBA;

Universiteti i Pensilvanisë – Filadelfia, SHBA;

Universiteti Columbia – New York, SHBA;

Universiteti i Kalifornisë – Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara

Universiteti Kombëtar i Singaporit – Singapor;

Universiteti Cornell – New York, SHBA. /tesheshi.com/