Ja në sa për qind të shkollave po zhvillohet mësimi online pa probleme

Bojkot kemi në një pjesë të vogël të nxënësve. Në Dibër u tejkalua situata, e njejta po ndodh edhe nëpër shkollat tjera. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Milla Carovska, duke shtuar se me bojkot nuk mund të arrihet asgjë.

“Nga klasa e parë deri në klasën e tretë me prezencë fizike, 98 për qind janë në bankat shkollore, 1.5 deri në 2% ndjekin mësimin online. Për klasat tjera kemi më tepër se 620 shkolla qendrore dhe periferike për të cilat është miratuar prezenca fizike, në pjesën më të madhe janë vende rurale. Mësimi online realizohet pa probleme rreth 75 deri në 78 për qind, përqindja e mbetur… rreth 20 për qind shumicën e rasteve kanë problem me qasje në internet dhe pajisje IT”, ka deklaruar Carovska,