IBU ka shpalosur Programin e ri për bursa për studentët e ardhshëm në vitin akademik 2022/2023

Universiteti Ndërkombëtar Balkanik (International Balkan University – IBU) ka shpalosur Programin e ri për bursa për studentët e ardhshëm në vitin akademik 2022/2023 të titulluar “Maturantët më të mirë, në Universitetin më të mirë”, i cili bazohet në suksesin e arritur të nxënësve gjatë shkollimit të mesëm. Sipas programit të ri, maturantët me sukses të dlluar do të mund të fitojnë bursa gjer në 100% për çdo semestër, e me këtë edhe mundësinë për të studiuar në një nga universitetet më të mira në vend ku mësimdhënia është plotësisht në gjuhën angleze dhe sipas rangimit të fundit të Shangajit, i ranguar më së miri në kategorinë e mësimdhënies. Aplikimi për bursa ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 25 shtator, respektivisht deri në plotësimin e kuotave të parapara për regjistrim të studentëve të rinj.

Si institucion me përgjegjësi të lartë shoqërore, IBU vazhdon të jetë tërësisht i përkushtuar për të përkrahur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit të Ballkanit, duke siguruar bursa gjer në 100% për maturantët më të talentuar dhe më të suksesshëm. Gjatë 16 viteve të kaluara që nga themelimi i universitetit, mbi 1500 studentë kanë përfituar nga programi i bursave dhe sot janë profesionistë me kualifikime të larta. Ata janë edhe ambasadorët e vërtetë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe të sistemit tonë arsimor modern, kualitativ, të fokusuar në student dhe të orientuar drejt karrierave.

Në bazë të suksesit tuaj në shkollën e mesme të matur me notën mesatare të përgjithshme nga të gjitha vitet do të përcaktohet niveli i bursës suaj në IBU.

Nxënës i gjeneratës

100%0 EUR / Semestri

Nota mesatare : 5.00 80% 200 EUR / Semestri

Nota mesatare : 4.99 – 4.50 70% 300 EUR / Semestri

Nota mesatare : 4.49 – 4.00 60%400 EUR / Semestri

Nota mesatare : 3.99 – 3.00 50% 500 EUR / Semestri

Nota mesatare : < 3.00 0% 1000 EUR / Semestri

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik është universitet i pranuar ndërkombëtarisht, me studentë nga 15 shtete dhe me kampus me standarde botërore në Shkup. Studentët do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe nga programi për shkëmbim studentor Erasmus+, i cili u mundëson përvojë të pazëvendësueshme studimi në një nga mbi 200 universitete në 40 shtete të botës me të cilat IBU ka bashkëpunim ndërinstitucional, edhe kjo me bursë të plotë të siguruar përmes projektit nga Bashkimi Evropian.