IBU hap Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Shkollën e Lartë të Mjekësisë, pjesëmarrës ministri Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri bëri hapjen solemne të Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe Shkollës së Lartë të Mjekësisë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik!

“Në këtë event, Ministri Jeton Shaqiri hapi zyrtarisht Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Shkollën e Lartë të Mjekësisë së bashku me anëtarë te kabinetit të tij dhe anëtarë te Rektoratit dhe Bordit Ekzekutiv pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.

Ministri Shaqiri shprehu opinionet pozitive dhe dha vlerësime shumë të larta pas vizitës në hapësirat ku investime bashkëkohore janë realizuar në shkencat e shëndetit në Universitetin tonë.

Faleminderojmë Ministrin Shaqiri dhe kabinetin e tij për nderin dhe përkrahjen institucionale!, kanë thënë nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik.
Schoolture.info