Helmohen nga ushqimi disa studentë në shtëpinë studentore ”Pellagonia”?!

INSPEKTORËT PËR 72 ORË MBYLLIN KUZHINËN E KONVIKTIT – PRITEN REZULTATET

Inspektorë po marrin monstra të ushqimit në Shtëpinë studentore “Pellagonia” pas ankesave të sutudentëve se janë helmuar nga ushqimi që konsumojnë në kuzhinën e konviktit.

“Menza ne konvitin “Pellagonia” është mbyllur pasi që disa prej studentëve të këtij konviti janë helmuar, inspektorët siç mund ta shihni janë brenda dhe kanë marrë monstra nga ushqimi për të vërtetuar a janë helmuar studentët pikërisht nga ushqimi të cilin e konsumojnë këtu.

Maja studente e mjekësisë kishte shpëtuar pasi dje nuk hëngri në menzë, ndërsa fatkeqësisht pësuan shoqet e saja të dhomës.

“Shumë studentë po vjellin është shumë keq” – tha Maja Nikollovska. /Klan Maqedoni/