Harmonizimi i programeve me kërkesat e tregut/ Shaqiri: Prioritet i MASH është ofrimi i arsimit cilësor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Universiteti Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me sektorin akademik dhe atë të biznesit në të cilën siç njofton Shaqiri për harmonizimin e programeve studimore të institucioneve të arsimit të lartë me kërkesat e tregut të punës, gjë që do të rezultojë në kuadrin e nevojshëm për shekulli 21.

“Arsimi i lartë cilësor rrit mundësinë për punësim cilësor. Në këtë kontekst, është thelbësore që të rinjtë gjatë procesit arsimor të përvetësojnë një kombinim të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që do të sigurojnë punësimin e tyre në kushte të zhvillimit të shpejtë teknologjik.Për këtë qëllim, prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është ofrimi i arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës, ​​me të cilin do të kemi personel cilësor, i cili do ta çojë vendin drejt zhvillimit të vazhdueshëm”, ka shkruar Shaqiri.