Fillimi i vitit shkollor me prezencë fizike/ Filipçe tregon sa mësimdhënës janë të vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke folur për vaksinimin e mësimdhënësve, tha se mbi 60% nga të gjithë të punësuarit janë të vaksinuar, përqindja e njëjtë është edhe në çerdhet.

“Në atë aksion që e ndërmorëm në fillim sipas strategjisë nacionale, 100% nga ata që kanë punuar me kovid pacientë janë të vaksinuar, ndërsa numri i përgjithshëm është rreth 70%. Në vazhdimësi po bëhet thirrja që kjo përfshirje të jetë më e madhe”, tha Filipçe, përcjell Schoolture.info

Kujtojmë se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike. Janë përgatitur protokolle specifike të cilët duhet të zbatohen me qëllim që viti i ri shkollorë të zhvillohet pandërprerë.

Përgatiti: Schoolture.info