FILLIMI I VITIT SHKOLLOR/ Filipçe me apel: T’i ndihmojmë nxënësit të mësojnë me prezencë fizike, prindër: vaksinohuni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë ditës së sotme ka ripërsëritur qëndrimin se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike. Ai tha se është i përgatitur skenari në rast se përkeqësohet gjendja.

“Nesër fillon viti shkollor me përjashtimit, nëse përjashtime janë sjellë në bazë të ngarkesë spitalore, ato janë shkolla në Tetovë dhe Gostivar, që do të fillojnë online fillimisht 14 ditë më pas do të ndjeket situata. Trendi i uljes disa ditë po zgjat, R faktori është në 1, dhe nga përvoja nga 1 deri në 10 ditë më pas është faktori që bie dhe më pas edhe numri i të diagnosatifikuarve. Presim që ulja të zgjas, sot ka nën 900. Të gjitha analizat për shkollat, përvojat që i ndjekim është se shkolla duhet të fillojë me prezencë fizike, por ka edhe përjashtime. Ne mund të ndihmojmë fëmijëve të kenë proces të edukimit normale, duke u vaksinuar. Pamë shumë reagime nga qytetarët që kërkojnë të ketë mësim online dhe ne jemi të gatshëm të japim rekomandimet tjera, nëse shohim se gjendja po përkeqësohet. Shpresojmë se deri tek kjo nuk do të vije. Por, jemi të gatshëm, protokollet janë gati dhe mund të intervenojmë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton Schoolture.info