FATKEQËSISHT/ Interesim i ulët për shollat profesionale ne vend

Gjysmëmaturantët të mërkurën do të kenë edhe një mundësi për t’u regjistruar në shkollat e mesme në të cilat ka ende vende të lira. Në shkollën profesionale “Dimitar Vllahov” vende të lira ka për drejtimet e përkujdesjes kozmetike dhe bukurisë,  Ester për kujdes të duarve dhe këmbëve si dhe për Teknik të ushqimit dhe ruajtjes së mjedisit, paralele të kombinuara. Edhe për këtë shkollë, Ministria e Arsimit ka siguruar bursë për nxënësit për nëntë muaj.

Në bashkëpunim me punëdhënësit, duke pasur bashkëpunimin disa vjeçar gjatë realizimit të pjesës praktike ato vetëm se edhe sigurojnë vendin e punës tek punëdhënësit me të cilët bashkëpunojnë gjatë pjesës  praktike. Në gjuhën shqipe kemi teknik të ushqimit dhe teknik të kujdesit të ambientit jetësor, në këtë mënyrë ju ofrohet bursë mujore prej 3500 denarëve”- deklaroi Xhejlane Aliji, ndihmës drejtore e shkollës profesionale “Dimitar Vllahov”.

Ndërkohë, nxënësit e drejtimit floktar që tashmë kanë përmbyllur arsimin trevjeçar në këtë shkollë thanë se arsimi profesional u ofron nxënësve praktikë dhe punësim të menjëhershëm.

 “Jam shumë e kënaqur me shkollën, më ka bë të ndjehem mirë. Nuk mundem të vazhdoj shkollën më shumë, do e hap një lokal dhe besoj që do të kem punë më shumë. Çdo gjë që është për frizer e kemi mësuar”.

 “Kam mësuar shumë gjëra, sidomos prerje të flokëve, klasike dhe moderne. Ëndrra ime është që të hapi dyqanin tim, kam mësuar prej shkollës shumë. Jam i gatshëm të filloj menjëherë por shkolla të jep edhe mundësi me u punësu edhe nëpër sallone tjera”.

Për të konkurruar në drejtimet e lartpërmendura, gjysmëmaturantët duhet të arrijnë 30 deri 45 pikë. Rezultatet nga paraqitja e tretë e afatit të parë do të publikohen më 1 korrik.

Burimi: Alsat-M