E DHIMBSHME/ Ëmbla në qytetin e padrejtësive dhe absurditetit

PRINDËRIT ME PETICION KUNDËR NJË FËMIJE ME “DOWN SYNDROME”


Por për dallim nga fëmijët tjerë, që vitin shkollor e filluan dje, Ëmbla po fillon me mësim sot. Kjo për shkak se prindërit e nxënësve tjerë kanë bojkotuar mësimin, me pretekstin se Ëmbla ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë.

“Për shkaqe të pengesës nga nxënësja Ëmbla Ademi në orët mësimore dhe për shkaqe të agresiviteteve, kemi sjellë vendim nga ana e prindërve që të bojkotohet mësimi nga ana e nxënësve të rregullt”, thuhet në peticionin e nisur nga ana e prindërve.

E ne e pyetëm drejtorin se a është e mundur që agresiviteti të vijë si pasojë që Ëmblës i ndërrohet klasa çdo dy javë, e madje e kanë detyruar të mësojë në një hapësirë ku ka qenë vet.

“Ne me prindërit e Ëmlës kemi rënë në dakort, që Ëmbla të qarkullojë dhe të bëjë rotacion në tre klasa apo paralele që i kemi”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.

Gazetari: Pse? Nëse është mësim inkluziv, aju duket se është normale që një nxënës të kalojë prej një klasë në klasë tjetër?

“Jo ajo nuk është normale. Për neve është një gjë e himbshme dhe problemi më i rëndë që e kemi. Por prap do ta përsëris takimin që e patëm me prindërit e Ëmblës, përgjegjësen, me institucionet të cilat janë adekuate për këtë ata morën qëndrim dhe kemi rënë dakord që Embla të mos rrijë me një klasë”, tha Ziadin Nuredini, drejtor i shkollës fillore “Bashkimi”.

Pjesë nga biseda mes gazetarit dhe drejtorit të shkollës

 – “A mund ta shohim se në çfarë ambienti ka qenë dhe ta shohim se a mund ta merr veten një fëmijë të vendoset vet në atë hapësirë? Nuk besoj se keni diçka të fshehni drejtor?

– “Jo nuk kemi pse të fshehim. A mund ta shohim? Po mundet, hiç pa problem.… Të shkoj t’i marrë çelësat”.

FURKAN SALIU•GAZETAR

 “Ka gati 15 minuta që po presim që drejtori të zbret me çelsat për ta hapur ambientin ku është mbajtur e vetme Ëmbla. Drejtori tha që nuk ka asnjë problem për ta hapur atë pjesë që të shohim se në çfarë kushte është mbajtur një voglushe 11 vjeçare. Po e presim, por leje që nuk po zbret por na e mbylli edhe derën. E urdhëroi sigurimin që ta mbyll derën. E pyetëm një nxënës që ishte vonuar na tha që kjo është hera e parë që e ka gjet derën mbyllur. Do ta shohim edhe sa do ta mbajë drejtori këtë derë mbyllur dhe kur do të dal që të jap përgjigje përse Ëmbla çdo dy javë e ndërron klasën dhe po mbahet në një objekt të veçantë, kur vet ligji obligon që ajo të zhvilloj mësim inkluziv”.

“Sot është për vajzën time dita e parë e shkollës, dje nuk ishte përshkak të kushteve. Në gjysmëvjetorin e parë mësonte në kushte të vështira në sallën e shfaqjeve. Mirëpo sot asistentja arsimore më tha që ta sjelli në klasë me fëmijët e tjerë”, shprehet Ilir Ademi, prindi i Ëmblës.

Gazetari: Drejtori na tha që keni pranuar vetë që Ëmbla t’i ndërron klasat a është e vërtetë që keni pranuar?

Ilir Ademi, prindi i Ëmblës: “Jo aspak nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë kompromis para tre-katër viteve që pastaj të integrohet me një klasë”.

 “Është mbajtur në sallën e shfaqjeve. Ne e dimë se si mund të jetë ajo e hapur dhe me një kalolifer të vogël. Kështu që ne nuk kemi qenë të pajtimit por në gjysmë vjetorin e parë ndodhi kjo dhe për atë vajza dje nuk filloi me gjysmëvjetorin e dytë pasi që mendova se do të vazhdojë të shkoj në sallën e shfaqjeve. Sot ndoshta veçmë janë vetëdisuar pak dhe më porositi asistentja arsimore që ta sjelli te klasa me fëmijët e tjerë”, shtoi Ilir Ademi, prindi i Ëmblës.

Ëmbla kishte vizituar edhe qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta, Handimak, e drejtori, Adem Idrizi thotë se Ëmbla, asnjëherë nuk ka qenë agresive.

“Ëmbla nuk është fajtore për gjendjen e saj. Ne jemi ata që duhet të mbajmë përgjegjësi dhe duhet të kemi një ndërgjegje. Ato nënat që kanë refuzuar dhe kanë protestuar për ta përjashtuar Ëmblën nga shkolla vetëm një minutë të vendosin vetën në pozitën e Ëmblës. Kjo është një mesazh për të gjithë nënat tjera të cilat rezistojnë që fëmijët e tyre të përfshihen. Si çdo fëmijë ka vetitë e saja por përkundrazi Ëmbla por qasja ndaj saj normal që e bën edhe agresive. Por nuk është faji i saj por faji i atyre që punojnë me Ëmblën”, thotë Adem Idrizi, drejtor i “Handimak”.

Para se të largohemi nga objekti i Shkollës fillore “Bashkimi”, na informuan se Ëmblës, ia kishin ndërruar klasën përsëri. /KlanMacedonia/

Video kronikë nga KlanMaqedoni.