Ditë e hapur dhe panair i karrierës në UNT, maturantëve iu prezantuan drejtimet se çfarë mund të studiojnë

Ditë e hapur dhe panair i karrierës sot u mbajt në hapësirat e kampusit të ri universitar Nënë Tereza, ku maturantëve iu prezantuan drejtimet në të cilat mund të studiojnë vitin e ardhshëm. Maturantëve iu është sqaruar për atë se çfarë studime mund të ndjekin në të gjitha tetë drejtimet, përcjell TV21. Nga çdo drejtim, kishte edhe nga një kompani të cilat ishin të interesuar të tërheqin studentë të shkëlqyer dhe në të ardhmen edhe ato të bëhen pjesë e atyre kompanive.

Prezent ishin edhe përfaqësues të ministrisë së arsimit ndërsa maturantët ishin mjaft kurioz për atë se çfarë kushtesh ofron ky Universitet. Objekti i ri i Universitetit siç pati njoftuar rektori Izet Zeqiri, në përdorim pritet të lëshohet duke filluar nga viti i ri akademik.