Datat/ Ja kur nxënësit do t’i marrin dëftesat e tyre

Dëftesat për nxënësit e klasës së nëntë dhe maturantët ishin ndarë në korrik, por për gjithë nxënësit tjerë nga shkollat fillore dhe të mesme do të ndahen në periudhën prej 17 deri më 20 gusht, thonë nga Byroja për Zhvillim  të Arsimit për Radio MOF.

Ata nuk theksojnë se cila është arsyeja për vonesën me dëftesat për të gjithë nxënësit, por theksojnë se prioritet kanë pasur maturantët dhe klasat e nënta për shkak regjistrimit në gjimnaz dhe fakultet.

Megjithatë, dëftesa kanë marrë edhe nxënësit që kanë pasur nevojë që me urgjencë ta marrin këtë dokument, për shkak të ndonjë shpërngulje, transferim në shkollë tjetër.

Përshtati: Schoolture.info