Carovska: Zbatimi i konceptit të ri do të bëhet gradualisht gjatë 6 viteve të ardhshme

Përfundon sot periudha e dorëzimit të komenteve për propozimin e draft-konceptit për arsimin fillor përmes postës elektronike, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pas takimit me drejtorët e shkollave në cilën u dha mbështetje e plotë për zbatimin e reformave.

“Pjesa më e madhe e komenteve kanë të bëjnë me atë se duhet të ngadalësojmë me reformat. Sigurisht mendojmë se po lëvizim ngadalë, sepse zbatimi i këtij koncepti sipas asaj që e propozojmë do të ndodhë gjatë 6 viteve të ardhshme. Përkatësisht hyjmë vetëm në klasën e parë dhe klasën e katërt në vitin e ardhshëm dhe do të shtohet radhazi vit pas viti dhe ajo është qasja më e butë që mund të marrim me futjen e reformave, theksoi Carovska.

Drejtorët e shkollave në takim shprehën nevojën e zbatimit të konceptit të ri dhe theksuan se me atë do të jepet risi në sistemin arsimor si dhe do të rifreskohet sistemi arsimor, por gjithashtu do të jepet mundësia për trajnimin cilësor të kuadrit mësimor dhe modernizimin e programeve mësimore të cilat janë të domosdoshme që të mund të japim rezultatet të mira në arsim.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues këtë lloj debati do ta vazhdojnë edhe në periudhën në vazhdim edhe me mësimdhënësit dhe organizatat e qytetarëve dhe me përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në vendin tonë.

Debate do të organizohen edhe me palët tjera të interesuara dhe profesorë tjerë universitar të cilët ndoshta mund të kenë sugjerime në lidhje me konceptin.