Carovska: Me reformat investojmë në arsim cilësor për çdo fëmijë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot vizitoi Shkollën Fillore “ Ismail Qemali” në Komunën e Çairit në Shkup, ku vetëqeverisja lokale në bashkëpunim me SH.A MEPSO siguroi 19 tabela smart. Ministrja Carovksa  theksoi se  është e rëndësishme që komunat  së bashku me MASH-in të përkushtohen në përmirësimin e cilësisë në arsim përmes investimeve në pajisjet e domosdoshme për punë.

“ Që të kemi arsim cilësor janë të nevojshme programe mësimore të mira, cilësore dhe bashkëkohore, kuadër i trajnuar dhe cilësor si dhe investim në infrastrukturën dhe pajisje në shkolla dhe për këtë punojmë intesivishtë dhe me përkushtim. Mund të shihet qartë se shumi-ca e komunave po investojnë intensivisht në, materiale të reja, tabela, kompjuterë si dhe në materiale të reja mësimore të cilat janë të nevojshme që të kemi arsim bashkëkohorë” theksoi ministrja.

Nuk ka vend të fortë pa arsim cilësor dhe prandaj është shumë e rëndësishme të vazhdohet puna e përkushtuar e këtyre tre postulateve për arsim cilësor, tha Carovska, duke shtuar se si Ministri dhe Qeveri do të tregojmë se fëmijët tanë kanë potencial të barabartë sikurse  fëmijët nga vendet e zhvilluara të cilët arrijnë rezultate të larta në testet ndërkombëtare.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu tha se investimi në vlerë prej 1.6 milion denarë është i rëndësishëm për një proces arsimor cilësor sipas standardeve bashkëkohore.

Bota po hapet me shpejtësi drejt digjitalizimit. “Investimet në shkolla dhe në njohurit, janë gjëja më e vlefshme që mund të bëjmë si komunë,” theksoi Ganiu.

Për drejtorin gjeneral të SH.A. MEPSO Kushtrim Ramadanin, investimi në tabela smart është ndihmë për nxënësit, të cilët duhet të përqëndrohen drejtë teknologjive inovative smart.