Carovska: Gjithsej 554 shkolla morën leje për mësim me prani fizike

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska informon se rreth 800 skolla kanë dorëzuar kërkesa për zhvillim të mësimit me prani fizike, prej të cilave leje janë dhënë për 554 shkolla.

Për platformën onlajn, Carovska potencon se nuk duhen kurrfarë performanca të veçanta të kompjuterëve dhe se ajo punon edhe në kompjuterin më të dobët.

“Këtë platformë e ndërtojmë sot që të na zgjasë në 20, 50 vitet e ardhshme. Ajo duhet të mbindërtohet, të rritet dhe do të ketë shumë sfida, po unë jam shumë e sigurt se do ta kalojmë këtë vit nëse të gjithë besojmë se fëmijët duhet të kenë simulim dhe më kenë informata të cilat rregullisht do t’i marrin çdo ditë”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit theksoi se nuk do ta kisha marrë të drejtën të komentoj vendime shëndetësore dhe se në një objekt duhet të ketë 50 fëmijë.

“Si ministre e arsimit nuk do ta kisha marrë të drejtën t’i komentoj vendimet shëndetësore. Siç i respektuam instruksionet e Komisionit për sëmundje ngjitëse nëntë muaj dhe ata treguan se dinë ta udhëheqin shtetin dhe ta drejtojnë gjithë situatën në drejtimin të mos kemi kolaps në asnjë sistem. Nëse ka mbi 50 fëmijë në një objekt, ka problem të merren vendime pozitive. Pse? Rreziku është shumë herë më i madh. Për atë vendosëm të shkojmë në mënyrë të sigurt. Kemi shkolla të cilat kanë 3,7 ose 12 fëmijë në klasë, por gjithsej janë 50 dhe ata morën leje. Por kemi shkolla ku kemi shtatë fëmijë, por ka 20 paralele dhe atje kemi 70 në një objekt, dhe atje nuk lejuan. Mendoj se të gjithë duhet ta shikojmë pjesën tonë. Të gjithë duhet të kujdesemi ta organizojmë vendin tonë sa më mirë që mundemi. Edhe pse punonjësit shëndetësor thonë mos. Pse? Nuk na thonë ashtu që t’i lënë shkollat e mbyllura ose të diskriminojnë, por sepse presin dhe besojnë se atje mund të krijohet rrezik plotësues i cili do ta rrezikojë jo vetëm shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve, por edhe shëndetin e gjithë popullatës. Unë i respektoj dhe qëndron në vendimet që ata i rekomandojnë dhe shkojmë në mënyrë të sigurt”, potencoi Carovska.

Në lidhje me paralajmërimin e Këshillit të prindërve të Komunës së Kërçovës për bojkotin e mësimit onlajn, Carovska u bëri thirrje të gjithë prindërve, kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të shkollave të ulen dhe së bashku t’i tejkalojnë këto çështje. Bojkoti i mësimit, tha ajo, nuk sjell asgjë të mirë për gjeneratat e ardhshme në këtë Komunë.

“Fëmijët duan të simulohen, nëse me prani fizike, nëse shkurtë do të lidhen me platformën onlajn, nëse do të marrin material. Le t’u mundësojmë fëmijëve të silumohen. Nëse nuk kanë marrë përgjigje pozitive për prani fizike, nuk është se dikush nuk ka dashur, por për shkak të asaj që gjendja shëndetësore dhe epidemiologjike është e rrezikshme në atë moment ose për shkak të asaj që ka shumë fëmijë në hapësirë të vogël. Të fillojnë një javë dhe të kemi të infektuar? Pas asaj të mos ketë vend në spitale? Kjo nuk është zgjidhje. Të hapërojmë të sigurt, hap pas hapi”, tha ajo.

Për nxënësit të cilët nuk kanë IT-pajisje për ndjekje të mësimit, nga 1 Tetori në programin e servisit nacional do të tregohen video 15-të minutëshe të orëve, sipas orarit të shkollave. Videot do të tregohen në RTVM5 dhe RTVM6 në kanalet e gjuhëve të bashkësive etnike.