UEJL ndihmon Qendrën për Menaxhim me Kriza! Laborator për të menaxhuar situatat e rrezikshme nga largësia

Në Universitetin e Evropës Juglindore është ndërtuar laboratori për virtualitet “NICS”, i cili do të kontribuojë në digjitalizimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza si dhe do të shërbejë për studiues të cilët merren me këtë fushë. Ky laborator financohet nga NATO dhe Qendra për menaxhim me kriza. Sistemi NICS (Sistemi i komandimit të incidenteve të gjeneratës së ardhshme) për momentin do të përdoret për të trajnuar punonjësit e institucioneve që merren me menaxhimin e krizave, dhe në të ardhmen ai do të shërbejë për të ndihmuar në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

“Ky laborator ka dy qëllime, një është qëllimi i trajnimit dhe dy është qëllimi hulumtimit , kemi paisje të teknologjisë së fundit për viar  dhe për realitet të shtuar ku ne projektojmë  objekte virtuale  nga realiteti. Në aspektin e trajnimit më së shumti do të përdoret  stimulimi përmes virtual-stimulati  dhe kjo përdoret për situata të rrezikshme ku prezenca fizike është e rrezikshme ku mund të stimulohen situata emergjence si zjarre vërshime, tërmete”, tha Agron Çaushi  – profesor Universitar.

Sipas profesorit Çaushi, ky laborator do të jetë një mjet në mbështetje të Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe institucioneve të tjera që janë pjesë e sistemit të menaxhimit të krizave.

“Fillimisht  qëllimi është të ndihmohen institucionet  që kanë të bëjnë me menaxhimin me kriza  do të behët trajnimi kuadrove  që janë drejtpërdrejt  të tanguar me menaxhimin me kriza  si qendra për menaxhim  me kriza zjarrfikësit e kështu me radhë. Me më pas do të jetë edhe zhvillimi i platformës NIKS  që është  që veç është në zbatim  që të përdoren këto teknologji në terren”, shtoi Çaushi.

Ky laborator lind nga bashkëpunimi me NATO-n dhe Massachusetts Institute of Technology (MIT).  Ky lloj i laboratorit deri më tani gjendet vetëm në tre shtete në Botë, një në Maqedoni një, një në SHBA dhe një në Australi.

Burimi: TV21