Çfarë po ndodhë në USHT?

Inspektorati i Arsimit ka filluar inspektimin në Universitetin e Tetovës, pas parashtresës së ish dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Haxhirexha për kryerje të plagjiaturës nga ana e profesorëve të kësaj katedre. Nga Inspektorati konfirmojnë për Alsat se inspektimi mund të zgjasë disa ditë, për shkak të vëllimit të punimeve shkencore që përfshin parashtresa.Pasi të përfundojë ky inspektim i jashtëzakonshëm Inspektorati do të del me procesverbal, respektivisht konstatim nëse parregullsitë e notuara në parashtresë janë të sakta ose jo. Nëse verifikohen parregullsi, Inspektorati ka mundësi t’i propozojë Ministres së Arsimit, Carovska ndërmarrjen e masave adekuate.

Përndryshe, parashtresa zyrtare u dorëzua në Inspektorat vetëm disa ditë pasi revista “Veritas” publikoi skandalin e shtatë profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së, të cilët me punimet e tyre shkencore kishin kryer plagjiaturë.