Alarmet e rreme për bomba ndikojnë në shëndetin mental të nxënësve

larmet e rreme për vendosje të bombave në institucionet shkollore janë shndërruar një një fenomen brengosës për shoqërinë, e në veçanti për nxënësit dhe prindërit e tyre.

Këto rrethana kanë ndikuar te mirëqenia mentale e nxënësve, sqaron për TVM2 psikologu Lulzim Murtezani, i cili potencon se kjo pasiguri shkakton ndryshime te sjellja e fëmijëve në veçanti të klasave më të ulta që refekeltohen edhe në sjelljen e tyre me ambientin që i rrethon.

“Te fëmijët kemi së pari frigë, ndjesi e të qenit të pasigurtë nga këto kërcënime dhe kjo bën që të vërejmë ndryshime te sjellja e fëmijëve si stres, ankth , probleme me pagjumësi ,pasiguri për të ardhemn pastaj izolimi në doza të caktuara edhe agresiviteti dhe kto pasoja janë të zakonshme kur rrezikohet jetesa e tyre” – tha psikologu Lulzim Murtezani.

Murtezani me rekomandim për shkollat, duhet praktikë e edukimit psikologjik

Për të reduktuar pasojat arsimtarët në bashkëpunim me shërbimet pedagogjike psikologjike duhet të ndërrmarin aktivitete me qëllim të menaxhimit të ndjenjave të pasiguriës dhe ankthit me të cilat përballen nxënësit.

“Vetë nxënësit në shkolla duhet domosdoshmrisht të realizojnë një praktikë të re që quhet praktikë e edukimit mental psikologjik ku do ti mësojmë nxënësit dhe ushtrojmë me shkathtësi psikologjike si të vetmenaxhojnë sjelljen si të kontrollojnë emoicionet si të mos bien në grackë të njerëzve keqbërës dhe njëkohsisht ky edukim duhet të bëhet edhe me vet prindërit mësimdhënëlsit nëpërmejt puntorive dhe doracakëve si si tu mbijetojmë sfidave të jetës” – u shpreh Murtezani.

Sipas Murtezanit paralelisht me zbatimin e rekomandimeve në rrafshin edukativ,  domosdoshmërisht duhet të ekszistojë edhe suporti institucional  sepse kemi shumë institucione që duhet të vëzhgojnë që duhet të meren me sigurinë e nxënësve dhe nëse këto nuk funksionojnë të gjitha rekomandmet do të jenë shum pak efektive. (TVM2)