15 vjeçari nga SHBA i ka 5 diploma Universitare (VIDEO)

Personi më i ri i cili ka diplomuar në Universitetin e Nevadës në Las Vegas është 15 vjeçari, Jack Rico. Ai këtë javë do ta pranojë diplomën, të pestën me radhë.

Dy vite më parë ai ka pranuar katër diploma nga kolegji “Fulerton” në Kaliforni dhe kështu u bë personi më i ri i cili ka mbaruar fakultet.

Jack vlerëson se asnjë fëmijë nuk është i njëjtë, dhe për këtë shkak disa fëmijë avancojnë në shkollat publike ndërsa disa të tjera arrijnë me edukim familjar. Për këtë shkak ai mendon se arsimi duhet të jetë përzgjedhje e fëmiut.

Schoolture.info