RRËFIMET/ Studentët tregojnë mënyrat më të çuditshme që kanë përdorur për të kopjuar në provime

A ka studentë që nuk kanë kopjuar asnjëherë asgjë në provime? Me siguri që po, por nëse po e lexon këtë, ka gjasa që ti të mos jesh një prej tyre. Sidoqoftë, ji i/e qetë, sekreti yt është i sigurt me ne.

Megjithatë, të kopjuarit në provime nuk është asgjë për t’u mburrur apo për të qenë krenarë, por fatkeqësisht, ndonjëherë thjesht nuk kemi ç’bëjmë. Duke theksuar se *nuk sugjerohet të veproni si më poshtë*, ja se si kanë kopjuar disa studentë:

#1 Unë pyesja zyshën në mënyrë të tillë që të ma thoshte përgjigjen. Nuk më funksiononte gjithmonë, por kur funksiononte, ishte e sigurt se do të merrja 10.

#2 Profesori sigurohej të na mblidhte telefonat, por ai nuk e dinte që unë merrja dy me vete.

#3 Kur hyja në provim me kufje të vogla, ndihesha si agjente sekrete…deri sa zysha e kuptonte. Oops…misioni dështoi.

#4 Si mjeshtre e përmbledhjeve, unë shkruaja gjithë kapitujt në fleta me shkrim shumëëë të vogël. I printoja fletët dhe i merrja me vete.

#5 Bezdisja gjithë studentët përreth derisa dikush të më kthente përgjigje. Nuk doja 10, ama nuk kam ngelur (thuajse) kurrë.

#6 Njëherë i thashë shoqes sime t’i tregonte zyshës se po e kërkonte një burrë “i shqetësuar” jashtë. Ajo doli nga klasa dhe kur u kthye, s’e kishte fare mendjen te ne, por tek “burri misterioz”.

#7 Kasa ime e telefonit dukej si makinë llogaritëse. Besoj e merrni me mend tani se si kopjoja.