Mbillen fidane të reja në kuadër të manifestimit “Njoftoje Prespën”

 

Në bregdetin e Liqenit të Prespës në Oteshevë sot u mbollën shtatë drunj në kuadër të manifestimit “Njoftoje Prespën”, që për herë të parë këtë vit mbahet në organizim të Komunës së Resnjës, Grave rurale dhe “Prespa Bike”.

Partnerë të projektit janë “BE për ty”, Agjencia për Rini dhe Sport, “Spirit of Prespa”, dhe Eko Guerila.

“Zbatuam aksion, mbollëm drunj në bregdetin e Liqenit të Prespës në Oteshevë me qëllim që ta tregojmë bashkësinë dhe të gjithë atë që e bëmë gjatë periudhës së kaluar”, theksoi drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski.

Kjo ngjarje, siç tha është t’i përafrojë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Greqinë përmes aktiviteteve të të rinjve me qëllim që Prespa të jetë rajon i rrethuar me të rinj të cilët kanë vizione të përbashkëta dhe plane për promovimin e rajonit.

Kaevski shfaqi shpresë se ky manifestim do të bëhet tradicional.

Dita e dytë e “Njoftoje Prespën” filloi me një sërë aktivitetesh sportive dhe ekologjike. Turi tradicional në biçikleta “Tur de Galiçica” që për herë të gjashtë kalon nëpër këtë mal filloi në orën 10. Organizatorët e kësaj ngjarje të  klubit “Prespa bajk – Resnjë” thonë se këtë vit shtegu do të jetë në majën e Magaros dhe ai çon drejt pjesëve më të bukura të malit. Pjesëmarrësit patën mundësi të vizitojnë lokacione prej ku shihen dy liqenet, Liqeni i Prespës dhe i Ohrit.

Manifestimi “Njoftoje Prespën” vazhdon edhe sot gjatë gjithë ditës me më shumë ngjarje në Oteshevë dhe Dupen.