Pandemia ka ndryshuar shumën jetën e njerëzve, nga gjërat më të vogla të përditshmërisë e deri te mendimet për të punuar diku gjetkë nëpër botë..
Për të patur një ide në lidhje me vendet më të mira për emigrantët, i referohemi studimit të vitit 2021 të Expat Insider, bazuar te anketimi i mijëra emigrantë ve në mbarë botën.
Tajvani u rendit në vendin e parë në Indeksin e Punës Jashtë Vendit. Të anketuarit ishin të kënaqur me sigurinë e punës – 83% ishin përgjithësisht të kënaqur, në kontrast me 61% në nivel ndërkombëtar, shkruan Anabel.
Shumica e të anketuarve ishin të kënaqur me orët e tyre të punës (74%) ndërsa dy në pesë nuk mund të jenë më të lumtur me punën e tyre që është gati dyfishi i mesatares.
Zelanda e Re u rendit në vendin e dytë, ndërsa Republika Çeke e treta.
Republika Çeke mund të jetë vendi i duhur pasi 93% e amigrantëve thanë se mund të punojnë në distancë.
Renditja e vendeve të tjera në Top10 vijon kështu:
- Kina
- Danimarka
- Gjermania
- Austria
- Irlanda
- Vietnami
- Australia