Alban Neziri, nxënës i shkollës fillore komunale “Imri Elezi” ka arritur të triumfojë në garat e shahut të nxënësve të komunës së Çairit.
Në këtë garë morën pjesë 40 garues nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë, ndërkaq u organizuan nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, Komuna e Çairit dhe Centre for Common Ground, transmeton TV21.
Turneu është ndjekur nga afër nga dy gjyqtarë profesionistë të shahut.
I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu i cili me këtë rast “përçoi porosinë deri tek fëmijët se shahu është një nga lojërat më të çmueshme strategjike që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe edukimin e tyre”.