LAJM I TRISHTË NË TETOVË/Ndahet nga jeta në moshë të re studentja Kybra Xhaferi

Një lajm i trishtë këtë mëngjes vjen nga Universiteti i Tetovës.

Një studente e re e Departamentit të Sociologjisë ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm tragjik ka shkruar edhe ligjeruesi në këtë institucion prof.Dr. Faton Murseli .

Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se është tronditur nga një lajm i tillë për ikjen e hershme të studentes Kybra Xhaferi

“Sot u trondita shumë nga ikja e hershme e studentes tonë (të departamentit të sociologjisë) Kybra Xhaferi.

Shpreh ngushëllimet familjes, të afërmve, shokëve e miqve. Do të jetë i paharuar kujtimi, Zoti e shpërbleftë me Xhenet” ka shkruar Murseli.