Ekspertët kinezë kanë zhvilluar një lloj të ri xhami ultra të fortë, i cili e përcjell nxehtësinë shumë më mirë se çdo i njohur deri më tani, i cili sipas tyre është më i fortë edhe se diamanti natyral.
Madje, ky lloj xhami është aq i fortë sa pothuajse asgjë nuk mund ta thyejë atë, theksojnë shkencëtarët nga Universiteti Jilin, nga qyteti kinez Changchun.
Ata dolën me një lloj të ri xhami në një proces gjatë të cilit ekspozuan një lloj të veçantë karboni ndaj temperaturave dhe presioneve ekstreme.
Kjo u dha atyre një forcë xhami prej 102 GPa.
Për krahasim, substanca më e fortë në botë është karboni AM-III i sintetizuar së fundmi, forca e të cilit është 113 GPa.
Udhëheqësi i këtij hulumtimi, gjeokimisti Jingwei Fei nga Instituti Carnegie i Shkencës në Uashington, thekson se krijimi i xhamit me fortësi kaq të lartë dhe karakteristika superiore hap mundësinë e një mënyre shumë të gjerë aplikimi. /Telegrafi/