SHQETËSIMI/ Fauci: Varianti i ri mund t’i shpëtojë mbrojtjes imunitare

Varianti i ri i koronavirusit është bërë shqetësues për të gjithë botën, të paktën derisa agjencitë shëndetësore të kenë të dhëna të mjaftueshme rreth tij.

Këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, Anthony Fauci është shprehur se varianti i sapo zbuluar Omicron tregon shenja të transmetueshmërisë së shtuar. Për të shqetësues është fakti që ky lloj i virusit ka një numër të lartë mutacionesh. Ai parashikon gjithashtu një valë të pestë epidemide në SHBA nëse virusi nis të përhapet me shpejtësi.

“Tani për tani ne kemi dritaren e mutacioneve që janë në këtë variant të ri,” i tha për NBC, “dhe ato janë shqetësuese për faktin se ka rreth 32 ose më shumë variante në atë proteinë shumë të rëndësishme të virusit..”