Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër vendet me rrezik të lartë të ndaj varfërisë, ku më shumë se një e treta e popullsisë është në rrezik (rreth 35%), kjo sipas të dhënave të Agjencisë Statistikore të BE-së – Eurostat, për vitin 2020.
Sipas këtij raporti në rrezik të varfërisë janë familjet që përballen me gjendje të rëndë materiale dhe sociale, familjet të cilat nuk mund të përballojnë disa gjëra materiale ose aktivitete sociale, ose kanë një intensitet shumë të ulët të punës dhe nivelit të arsimimit etj.
Ndërkohë në rajon vendi i renditur më keq është Shqipëria, ku më shumë se gjysma e popullsisë (51%) ishte në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Të dhënat e Eurostat-it i referohen shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Alsat/