Në rrjedhë janë Konkurset vjetore të Ministrisë së Kulturës për mbështetje të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2022,të cilat për herë të parë këtë vit do të bëhen në formë elektronike.
Ju përkujtojmë se afati për paraqitje përfundon më 6 nëntor (e shtunë),në ora 12:00,pasdite,kur aplikimi mbyllet automatikisht.
Konkurset vjetore u shpallën më 4 tetor.Që atëherë,Ministria e Kulturës është në kontakt të vazhdueshëm me shfrytëzuesit përmes linjave të hapura telefonike dhe të e-mail adresave për mbështetje teknike të aplikantëve.
Shprehim kënaqësi për komunikimin e ndërsjelltë i cili është i dobishëm për të gjithë ne.Aktualisht po zgjidhim çështjet e hapura në mënyrë që çdo aplikim të jetë i suksesshëm dhe çdo shfrytëzues të mund të kryjë me lehtësi aplikimin.
Siç paralajmëruam,me këtë aplikim përshpejtohet i tërë procesi – nga paraqitja deri te përgaditja e vendimeve.Me mbyllje dhe dërgimin e fletëparaqitjes,çdo shfrytëzues në mënyrë automatike fiton numër arkivor në adresën e emailit.Kështu mund të ju informojmë se deri më sot kanë aritur rreth 600 fletëparaqitje.
Nga ana e Ministrisë së Kulturës është ndërmarë gjithçka,që procesi të zhvillohet pa ndërprerje.Afati skadon për më pakë se katër ditë,prandaj lus aplikantët që ti dorëzojnë fletëparaqitjet me kohë,në mënyrë për të dhënë hapësirë të gjithë së bashku për zgjedhje të mundshme të një problemi të caktuar,nëse ekziston mundësia për ta korrigjuar atë deri fund të afatit.
Ministria e Kulturës,deri në afatin e fundit të aplikimit është e hapur për të lehtësuar procesin dhe tu përgjigjet të gjitha pyetjeve.Edhe njëherë apelojmë deri tek të gjithë,për shkaqe praktike,teknike,të mos presin momentin e fundit për të dorëzuar fletëparaqitjet.
Informacione më të hollësishme në web faqen: www.konkursi.gov.mk