Një numër i madh i shkollave të mesme dhe fillore, fakulteteve, gjykatave, ndërmarrjeve publike janë pjesë e grupit të borxhlinjve me detyrime të prapambetura, por të papaguara. Komunat janë renditur përsëri – borxhi i përgjithshëm i të gjitha vetëqeverisjeve lokale është 61.4 milion euro dhe në tremujorin e dytë në krahasim me të parin ka pasur një rënie, por mbetet fakti se borxhet e tyre janë dhjetëra miliona euro, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.
Borxhe milionëshe në arsim, gjyqësi, komuna ..
Fakulteti i Mjekësisë në Shkupit me detyrime të prapambetura, por të papaguara në tremujorin e dytë të këtij viti është një nga institucionet e arsimit të lartë me borxh më të madh në vend. Lista përfshin fakultete nga profile të ndryshme dhe nga qytete të ndryshme.
Borxhet ka edhe Fakulteti Ekonomik – Prilep 46.500 euro, si dhe Fakulteti Pedagogjik – Manastir.
Detyrimet e prapambetura, por të papaguara kanër raportuar shkollat fillore dhe të mesme, por edhe çerdhet e fëmijëve – ka qindra në listën e borxhlinjve. Nga pushteti gjyqësor, detyrime të prapambetura, por të papaguara kanë raportuar Gjykata e Apelit – Shkup, Gjykata e Apelit – Shtip, Prokuroria e Lartë Publike – Manastir, Gjykata Supreme, Prokuroria Publike e Maqedonisë, Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” – Shkup. Kjo listë gjithashtu përfshin edhe një numër të madh të gjykatave themelore, nga të cilat shumë më të konsiderueshme të borxhit kanë Gjykata Themelore Shkupi 1 në vlerë prej 171.000 euro, Gjykata Themelore Shkup 2 ka borxh prej 18.400 euro, të prapambetur por të papaguar, kurse borxh të papaguar në vlerë prej 138.000 euro ka Gjykata Themelore -Veles. Borxhe kanë raportuar edhe Gjykata Themelore – Manastir 14.700 euro, Gjykata Themelore Kumanovë gati 23.000 euro, kurse borxhe kanë Gjykatat themelore në Prilep, Shtip, Radovish, Dibër, Kërçovë dhe të tjera.
Ohri, Struga, Çairi, Tetova, Resnja me detyrime milionëshe të prapambetura, por të papaguara…
Komunat në vend arritën të “shkrijnë” një pjesë të borxhit për tre muaj, por ato ende renditen lartë në bazë të borxheve të raportuara në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave, vetëm pesë komuna nuk kanë raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara – të gjitha të tjerat, si dhe Qyteti i Shkupit kanë borxhe. Tetova, Ohri, Gostivari, Struga, Karposh ende kanë shumat më të larta të borxheve.
Jo vetëm komunat, por edhe ndërmarrjet publike në nivel lokal po grumbullojnë borxhe. Sipas të dhënave, ndërmarrjet publike komunale në tremujorin e dytë raportuan borxh të përgjithshëm prej 48.5 milion euro, kështu që NP “Strezhevo” – Manastir ka borxh në vlerë prej 50.500 eurosh, NPK “Standard” Dibër 1 700 000 euro, NPK ” Tetovë” 4 710 000 euro, NP “Ujësjellësi” Kumanovë 7 900 000 euro, NP “Komunalec” Gostivar 2 800 000 euro ose gjithsej 80 ndërmarrje publike në nivel lokal dhe qendror kanë detyrime të prapambetura dhe të papaguara.
Nga firmat dhe shoqëritë aksionare me pronësi dominuese ose plotësisht shtetërore që kanë borxh në bazë të detyrimeve të prapambetura, janë NP “Hekurudhat Maqedonase – INFRASTRUKTURA” – Shkup me borxh prej 16.3 milion euro, Sh.A. HM “Transporti” – Shkup me 60.3 milion euro, Sh.A. “Resurset Energjetike të Maqedonisë” me detyrime në vlerë prej 23 milion euro, ELEM TOURS SHPPK Shkup me 1.3 milion euro, NP “Radiodifuzioni i Maqedonisë” me detyrime të raportuara të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 162.000 euro.
“Portalb” tashmë ka njoftuar se lista e re e borxhlinjve, të cilën e publikon Ministria e Financave përfshin 1180 institucione shtetërore, agjenci, gjykata, ndërmarrje publike, shkolla, spitale, biblioteka, ministri – domethënë gjithçka që konsiderohet subjekt shtetëror, ndërsa borxhi i përgjithshëm i prapambetur dhe i papaguar i raportuar është 332 milionë euro.
Burimi: Portalb.mk