STRUGË/ Ulet ndjeshëm numri i nxënësve në gjimnazet e Strugës

Të rinjtë nga Struga gjithnjë e më shumë po regjistrohen në shkollat e mesme profesionale në vend të gjimnazeve. Kështu këtë vit shkollor, ka gjashtëdhjetë nxënës më pak se vitin e kaluar në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”. Kjo kontribuoi në zvogëlimin e numrit të klasave. 64 nxënës ndjekin mësimet në gjuhën shqipe në vitin e parë, krahasuar me 100 të vitit të kaluar, ndërsa në gjuhën maqedonase, vetëm 38 fëmijë, ku një klasë ka vetëm 12 nxënës. Për një dekadë, numri është ulur për disa qindra nxënës.

“Gjimnazi në kohën më të mirë kishte pesë paralele maqedonase dhe nëntë shqipe. Ishte viti 2010. Për dhjetë vjet së pari duhet të themi se shumë njerëz u shpërngulën, e cila për mendimin tim është arsyeja kryesore. Përveç asaj që shpërngulen, ata shkojnë edhe në arsimin profesional. Vitin e kaluar kemi përcjellë gjashtë paralele shqipe dhe katër maqedonase, këtë vit kemi pesë paralele shqipe dhe tre maqedonase, dhe mendoj se 60 nxënës është një shifër shumë e lartë.”- deklaroi Sonja Stoleska-profesoreshë në shkollën e mesme “Ibrahim Temo”.

Profesorët thonë se nëse vazhdon ky trend, do të jetë keq për të gjithë.

Nga ana tjetër, në shkollën e mesme profesionale Niko Nestor në Strugë, thonë se këtë vit kanë mbushur klasat me nxënës në drejtime, për të cilat deri vitin e kaluar kishte më pak interes.

 “Në profile të caktuara, ndër vite kemi pasur mungesë, pra regjistrim të një numri më të vogël të nxënësve. Kemi teknik ushqimi për herë të parë këtë vit, edhe atë në paralele duale. Kishim interes të madh për atë paralele dhe u mbush që në afatin e parë të regjistrimit, 25 nxënës. Këtë vit kemi rritje të numrit edhe në profesionin e inxhinierisë elektrike. Patëm një konkurrencë shumë të fortë, të gjithë nxënës të shkëlqyer, aplikuan në afatin e parë të regjistrimit.”- pohoi Keti Jankoska-Drejtore e SHM- Niko Nestor.

Në Niko Nestor këtë vit ka një rritje të numrit prej pesëdhjetë nxënësve më shumë se vitin e kaluar. Ata thonë se kjo është për shkak të futjes së arsimit dual në disa drejtime, dhe secili nxënës i regjistruar në këto paralele merr një bursë prej 3500 denarë në muaj.

Burimi: TV ALSAT