Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregon që shpenzimet jetësore në qershor të këtij viti është 2.7 përqind më shumë në krahasim me qershorin e viti të kaluar, ndërsa çmimet në dyqanet e vogla janë rritur për 4 përqind, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.
Në kohën kur mijëra njerëz mbetën të pa punë, ndërsa të tjerët me vështirësi ia dilnin në fund, pothuajse të gjithë produktet u shtrenjtuan. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë që shpenzimet jetësore në qershor të këtij viti janë 2.7 përqind më shumë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet në dyqanet e vogla janë rritur për 4 përqind. Çmimet mesatare në gjysmën e parë të këtij viti ishin 2.4 përqind më të larta se në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Më shumë është rritur çmimi i transportit, i cili në qershor të këtij viti ishte mbi 9 përqind më shtrenjte në krahasim me qershorin e viti të kaluar. Restorantet dhe hotelet u rritën për 6.3 përqind, strehimet u rritën për 4.3 përqind, pijet alkoolike dhe cigaret për 4 përqind, kujdesi mjekësor me 3 përqind ndërsa ushqimi me 1 përqind.
Banka Popullore vlerësoi se këto janë lëvizje të pritshme të inflacionit, dhe dhjetëra ditë më parë vendosi të mbajë normën bazë të interesit në nivelin e 1.25 përqind duke mbajtur të lirë karakterin e politikës monetare.
Qeveria në rebalancin e buxhetit për këtë vit projekton inflacionin për këtë vit në 2.1 përqind.
Shpenzimet jetësore janë rritur në të gjithë regjionin, ndërsa rritje të inflacionit ka pasur pothuajse në të gjitha vendet e botës.
Ekonomisti Branimir Jovanoviq nga universiteti i Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare thotë se inflacioni jo vetëm në Maqedoninë e Veriut rritet për dy arsye kryesore – rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimit në tregjet botërore. Vitin e kaluar në kulmin e pandemisë u ul kërkesa për naftë kështu që OPEK vendosi të ulë prodhimi e saj. Me ringjalljen e ekonomisë botërore këtë vit kërkesa është rritur dhe prodhimi ka mbetur i ulët, kështu që nafta është rritur në çmim, por prej javës së kaluar është rritur përsëri, pritet një rënie e çmimeve të naftës. Ushqimi gjithashtu është shumë më i shtrenjtë në tregjet botërore, disa vende kanë bërë rezerva, në disa rajone të botës kishte thatësira, por edhe në këtë pjesë ka një farë përmirësimi. Pandemia gjithashtu e ndërpreu zinxhirin furnizues i cili çoi në çmime më të larta për disa produkte, shpjegon Jovanoviq.
“Në përgjithësi, inflacioni definitivit është në rritje, por nivelin që e kemi tani nuk është shqetësues dhe nuk duhet të pritet një reagim i madh prej autoriteteve shtetërore për uljen e këtij inflacioni. Por ajo që mund të bëhet është të ndihmojë ato kategori të qytetarëve që preken nga ky inflacion”, thotë Jovanoviq.
Në të gjithë regjionin situata është e ngjashme. Shpenzimet për jetesë ne Serbi
në qershor të këtij viti në lidhje me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është rritur për 3.3 përqind, shtrenjtimi në Kosovë është për 2.4 përqind, në Kroaci për 2.1 përqind, ndërsa në Bosnjë për 1.7 përqind.