A E DINI?/ Kush është fotoja e parë e postuar ndonjëherë në internet

U bënë goxha vite që të gjithëve ne na duket normale që për shumë gjëra të futemi në Google dhe të kërkojmë për të gjetur diçka.

Por pakkush e di se në vitin jo shumë të largët 1992, ishte hera e parë në historinë e njerëzimit që një foto u ngarkua në internet.

Më 18 korrik 1992 ose plot 29 vjet më parë, u postua në rrjet, fotoja e parë. Dje ajo ishte në fakt një poster i katër vajzave që pozojnë të gjitha si pjesëtare të grupit “Les Horrible Cernettes”.

Fotoja është realizuar në 1992 nga Silvaro de Genaro, i cili punoi me Tim Berners-Lee, një nga krijuesit e Rrjetit MbarëBotëror. Google është një motorr kërkimi më i madhi në botë.

Vite më parë dominonin AOL, Yahoo dhe më pas Bing, por Google mori hov më të madh se gjithë të tjerët. /noa.al