Në kopshtin zoologjik në Shkup sot edhe zyrtarisht është hapur “Gjiri i pinguinëve”, me çka për herë të parë ZOO Shkup është shtëpi e këtyre zogjve ekzotike, e ato janë atraksioni më i madh, njofton Portalb.
Bëhet fjalë për pinguinë të cilët jetojnë në rajonet e ngrohta dhe vijnë nga Kili dhe Argjentina. Në këtë moment ka nëntë pinguinë, të cilët kanë arritur nga Italia në dhjetor të vitit 2020, ndërsa tani kanë arritur edhe gjashtë pinguinë nga Moska, me çka u kompletua grupi i pinguinëve në ZOO Shkup.
Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, me ketë formohet tërë kompleksi, që së bashku me vendbanimet e flamengove, Qytetit të Shkupit dhe ZOO-së i ka kushtuar rreth 18 milionë denarë