Shpallen fituesit e Kanës/ “Titane” merr “Palmën e Artë”

Filmi “Titane” me regji të Julia Ducournau, rrëmbeu “Palmën e Artë” në festivalin e filmit ne Kanë. Për herë të dytë një regjisore vlerësohet me çmimin më të rëndësishëm.

Mes konkurrencës së fortë, u ndanë edhe vlerësimet e tjera . Aktorja norvegjeze Renate Reinsve u shpall aktorja më e mirë. Teksa Caleb Landry Jones siguroi çmimin si aktori më i mirë. Çmimi special i jurisë iu dha filmit “Memoria” dhe “Ahed’s Knee”, ndërsa regjisori më i mirë u shpall Leos Carax.

Për “Titane” kishte mendime kritike që e përshkruan subjektin e filmit si një nga më tronditësit e shfaqur ndonjëherë në festival me skena të dhunshme.

Ceremonia ishte kaotike për shkak se çmimi u njoftua herët gabimisht nga kryetari i jurisë Spike Lee.

Festivali i filmit, ishte në mënyrë të pashmangshme më një numër më të vogël pjesëmarrësish për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, disa emra të njohur nga bota e kinemasë dhe jo vetëm, u paraqitën për të ecur në tapetin e kuq, përfshirë Bill Murray, Jodie Foster, Isabelle Adjani, Matt Damon, Sharon Stone, Bella Hadid e të tjerë.

Në këtë edicion ajo që ra në sy ishte dhe pjesëmarrja e dy filmave nga Kosova, “Pa vend’ dhe “Luaneshat e Kodrës”.