Ministria e Kulturës njoftoi se më 8, 9 dhe 15 qershor 2021 në Muzeun e arteve bashkëkohore – Shkup dhe në Qendrën kulturore rinore, do të organizojë ngjarje promovuese me temë “Evropa krijuese në shtëpi”. Ata janë të përkushtuar ndaj përvojave në zbatimin e programit Evropa krijuese – Kultura e BE-së dhe reflektimi i saj në nivel kombëtar dhe rajonal, njofton Portalb.mk.
Më 15 qershor, me fillim në orën 10:30, në QKR do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa krijuese – Perspektivat e Ballkanit Perëndimor”, në të cilën do të marrin pjesë Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe ambasadori i BE-së, David Gere, së bashku me organizatat e mbështetura nga pilot-aksioni i programit Evropa Krijuese – Kultura kushtuar bashkëpunimit kulturor me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ngjarjet janë të karakterit interaktiv, me qëllim që të sigurohet diskutim i frytshëm dhe në drejtim të bashkëpunimit të përbashkët konstruktiv”, njoftuan nga ministria, duke shtuar se më së voni deri më 7 qershor, duhet të paraqitet pjesëmarrja në adresën elektronike: dejan.kotevski@ced.mk, duke përmendur ditët sekur kur planifikohet pjesëmarrja.
Nga resori i kulturës theksojnë se ngjarjet janë organizuar nga Zyra për Evropën krijuese – nën-programi Kulturë, në bashkëpunim me BE-në, Zyra për Evropën Krijuese – Kultura e Serbisë, shfrytëzuesit e nën-programit të Kulturës në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 dhe partnerë të tjerë.