MUSK HUMBI 27 MILIARD DOLLARË NGA PASURIA E TIJ DHE I RIFITOI PËR NJË DITË

Elon Musk humbi dhjetëra miliarda dollarë javën e kaluar.

Por, Musk shtoi 25 miliard dollarë në pasurinë e tij ditën e djeshme duke e çuar pasurinë  e tij totale në 174 miliard dollarë, sipas Bloomberg Billionaitres Index.

Është një kthim i madh nga java e kaluar, ku ai humbi 27 miliard dollarë pas një shitje të aksioneve të kompanisë.

Pasuria e tij neto mbeti kryesisht e pandryshuar. Musk zotëron  18% të aksioneve të Tesla.

Drejtori i përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos dhe Musk kanë ndryshuar vendet në krye të listës së Bloomberg për njerëzit më të pasur që nga janari.

Musk është akoma në vendin e dytë, por vetëm 6 miliard dollarë prapa Bezos.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është në vendin e tretë duke zotëruar 137 miliard dollarë.

Aksionet e Tesla fituan 743% në vitin 2020, duke e çuar atë në Nr. 5 në listën e kompanive më të vlefshme në tregun e aksioneve.

Dhe aksionet vazhduan të rriten në javët e para të 2021.