Ministria për Punë të Brendshme informon publikun se ka marrë informacion nga Interpoli, se disa në profile në rrjetin social në “Tik Tok” në Rusi dhe Izrael, janë bërë thirrje për vetëdëmtim të personave të mitur.
MPB u bën apel qytetarëve, posaçërisht prindërve, që t’i kushtojnë vëmendje aktiviteteve të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.
“Sipas informacionit të deritanishëm, thirrjet e tilla nuk vijnë nga profile në territorin tonë, as nga vendet përreth, por ne bëjmë thirrje për vigjilencë dhe mbikëqyrjes për të shmangur ndonjë ngjarje të padëshiruar”, thonë nga MPB.
Ndryshe, edhe Ministria e Brendshme serbe u dërgoi thirrje të ngjashme qytetarëve, ndërsa mediumet raportuan se bëhet fjalë për përmbajtje në “Tik Tok”, që bëjnë thirrje për vetvrasje masive të fëmijëve.