Carovska: Klasat a para dhe të katërta në vitin e ri shkollor do të mësojnë me konceptin e ri

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe profesorëve që të kuçen në procesin e përgatitjes së programeve mësimore për vitin 2021-2022 që përfshin klasat e para dhe të katërta, gjenerata këto të cilat të parat fillojnë me konceptin e ri mësimorë. Carovska hedh poshtë zërat se opinioni nuk është mjaftueshëm i njoftuar me konceptin e ri, thotë se gjithçka është e qasshme për opinionin.

“Vlerësoj se opinioni është i njoftuar, poashtu në komunikatën e Qeverisë janë detajet lidhur me konceptin, kishim debat që u zhvillua për më shumë se tre muaj lidhur me këtë koncept. Të gjitha palët ishin përfshirë dhe ajo si e tillë është sjellur, është e qasshme për publikun dhe poashtu fillojmë tashmë me shpalljen publike, e cila mendoj se sot tashmë është publikuar dhe ka të bëjë me përgatitjen e programeve mësimore për vitin 2021-2022 për klasat e para dhe të katërta që do të fillojnë me konceptin e ri. U bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe profesorëve që të kyçen në përgatitjen e këtyre programeve.”, ka deklaruar ministrja Carovska.

Plani për konceptin e ri të mësimit ka marrë dritë jeshile në Qeveri, tanimë mbetet të kalojë edhe në Kuvend, që më pas, nga viti I ardhshëm filloristët të mësojnë sipas programeve të reformuara.