Një qytetar nga Çairi i cili ka dërguar këtë foto në redaksinë e TV21, pyet se në çfarë niveli jemi! Sipas tij këto ulëse nuk ka as dy javë që janë vendosur, ndërsa siç shihet në foto njëra prej ulëseve është demoluar nga persona të pandërgjegjshëm. Ky park gjendet në rrugën “Arkeopiskop Dositej” tek lagja e njohur si Çairi i vjetër.