Përmblodhi dhe përktheu: Bajram Karabolli
“Në çdo çast të jetës sime është një grua që më merr për dore në mjegullat e një realiteti të cilin gratë e njohin më mirë se burrat dhe ku ato, me pak dritë, orientohen më mirë.”
Gabriel García Márquez
“Tri gjëra mund të bëhen me një grua: ta duash, të vuash për të, ta kthesh në art.”
Lawrence Durrell
“Në fillim të gjërave të mëdha ka një grua.”
Alphonse de Lamartine
“Burrat që nuk i falin gratë për mangësitë e tyre të vogla, kurrë nuk do t’i gëzojnë virtytet e tyre të mëdha.”
Khalil Gibran
“Shkalla e civilizimit të një populli mund të gjykohet nga pozicioni i shoqëror i gruas.”
Domingo Faustino Sarmiento
“Nëse ju mungon diplomacia, drejtohuni gruas.”
Carlo Gordoni
“Pa buzëqeshjen e gruas nuk ka lavdi të plotë për burrin.”
José Marti
“Të jesh grua në botën e zhvilluar është e vështirë, por të jesh grua në pjesën tjetër të botës është heroizëm.
Ángeles Perillán
“Nuk ka gjë më të bukur se një kalë që vrapon, një grua që vallëzon dhe një anije që lundron.”
Thënie arabe
“Proverbi pers thotë: ‘Mos e lëndoni gruan as me një petale trëndafili.»
Unë them: ‘Mos e lëndoni as me mendim.’
E re apo plakë, e bukur apo e shëmtuar, e mençur apo mendjelehtë, e mirë apo e keqe, gruaja gjithmonë e di të fshehtën e Zotit.
Nëse Universi ka një fund të sigurt, të qartë, të pamohueshëm, që qëndron përtej filozofive, ky fund është Jeta; Jeta: e vetmja doktore që mund të shpjegojë Misterin; dhe vazhdimësia, përjetësimi i Jetës, i është besuar qenies së qenieve, gruas.
E vetmja bashkëpunëtore e vërtetë e Zotit është gruaja. Mishi i saj nuk është si mishi ynë.
Edhe tek më e ulëta e grave ka diçka hyjnore.
Vetë Zoti ka ndezur yjet në sytë e tyre ngashënjyes.
Fati mishërohet në dëshirën e tyre dhe, nëse Zoti shfaqet diku në këtë botë, ta dini se është te dashuria e nënave.”
Amado Nervo