Adem Mikullovci (i lindur në vitin 1939, në Vushtrri) ishte pjesë e plejadës së aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës (tashmë Teatrit Kombëtar të Kosovës). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd, në vitin 1968, u kthye në Prishtinë dhe filloi punën në teatër.
Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore, si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”, “Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie (nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjes” (Çajupi), “Mosha e bardhë” (D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjëlli i stacionit”, monodrama “Bihorasit” (dramatizim i veprës së autorit Q. Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend-up komedia “Përgjuesi” etj..
Krijimtaria – Filmografia
Proka (1984)-aktrim
Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim
Era dhe lisi (1979)-aktrim
Sulmi i kuq (1974)-aktrim
Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim
Vakti e han kashtën I (2009)-aktrim
Crveni udar (1974)-aktrim
TV produksioni
Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial humoristik)-aktrim
Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim
Duke pritur Godonë (1977)dramë-aktrim
Ditari i Lec Pazhecit (1975) (komedi)-aktrim
Qesh e ngjesh (1982) (humor)
Gëzuar Viti i Ri (1976)
Burleska (komedi).
Çka Ka Shpija (2014) aktiv aktrim.
Videoproduksioni:
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët
Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit
Kur do të kthehet Remziu
Katunar e sheherli
Mëhalla jonë
Qëndresa
Sadri Llapjani
Të gjithë me ne, (2000)
Mësuesi
Një pallto për babain tim në burg
Një buqetë buzëqeshje
Karriera politike
Në vitin 1990, ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.
Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti, ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.