Tetë shfaqje të teatreve të Maqedonisë do të jenë në garë oficiale për çmimin kryesor në festivalin e Teatrit maqedonas “Vojdan Cernodrinski” i cili do të mbahet prej 7 deri 15 Qershor në Prilep. Festivali do të sjellë edhe disa risi, ndërsa fituesit e çmimit për vepër jetësore janë aktori shqiptar Bajrush Mjaku dhe regjisori Vladimir Milçin. Këtë lajm e zbuloi drejtori artistik i festivalit, Katarina Kocevska.