Pesë performanca të reja nga “Kultura në kohën e koronës” në Shkup

Pesë performanca të reja nga programi “Kultura në kohën e koronës”, janë caktuar për sot në Shkup. Në orën 14 do të emetohet ekspozita  „Celebrate life në izolim – Ekspozitë: Indog”, derisa në orën 16, në parkun e Çairit do të performojë këngëtarja Kanita Suma.

Siç informojnë autoritetet e qytetit, në parkun pas “Tri Biseri në Aerodrom megjithatë, do të mbahen tre paraqitje, edhe atë: në orën 17  do të perfomojë  grupi „In the mood“, në orën 18 bendi “Bla Bla Bla”, ndërsa në orën 20 grupi Beni dhe Non Stop.

Nga qyteti theksojnë se këto performanca do të transmetohen në Fejsbuk dhe në kanalin Jutjub të qytetit të Shkupit.

Artistët  interesuar mund të paraqiten në   https://mkc.mk/vesti/grsk_povik1/

Burimi: MIA