• Duhet të kesh më shumë se një shigjetë për një hark.
• Një grua e vetme në, qytet bën më shumë zhurmë se njëqind burra.
• E puthura nuk vuloset në ballë, por në zemër.
• Është vështirë të mbash një maskë për një kohë të gjatë.
• Fal shumë, ai që di shumë!
• Fëmijët e vegjël janë si dhembje koke, ndërsa fëmijët e mëdhenj – si dhembje zemre.
• Kur djalli hyn në Kishë, rrin në altar.
• Kush don të lozë me macen, të presë edhe gërvishtjen.
• Kush nuk fillon nga e para, vështirë të arrijë në fund.
• Është art i madh të mbetesh i mençur në mesin e të marrëve.
• Kush s’ndihmon veten, nuk meriton të ndihmohet nga të tjerët.
• Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.
• Marrëzia ka krahët e shqiponjës dhe sytë e bufit.
• Mëshira ndaj ujqërve është padrejtësi ndaj deleve.
• Në një punë janë të rëndësishme tri gjëra: të fillosh, të vazhdosh dhe të mbarosh.
• Pema që bën kokrra të mira rritet ngadalë.
• Pula më me kënaqësi e bën vezën aty ku gjen edhe një tjetër.
• Shtëpia me fqinj të mirë vlen më shumë sesa floriri.
• Shumë vetëve ua thyen qafën fjala e nxituar.
• Zoti e bëri oqeanin, por holandezët e bënë Holandën.
• Zoti nuk paguan çdo javë, por ai paguan në fund.