Në mund të arrijmë të gjitha gjërat në jetë, gjithçka që dëshirojmë nëse e shpenzojmë kohën ashtu siç duhet.
Në videon më poshtë mund të shihni një shembull se njeriu para vetes duhet t’i vendos gjërat kryesore që e bëjnë të lumtur, e më pas edhe gjërat tjera.
“Nëse kavanozi paraqet jetën tuaj, e në të topat e golfit janë pjesët më kryesore të jetës: familja, shokët, shëndeti dhe pasionet. Gurrëzat e vegjël paraqesin makinën tuaj, punën shtëpinë dhe rëra është gjithçka tjetër, gjera të vogla. Nëse e vendosni rërën të parin ju nuk do të keni vend për topat e golfit dhe gurrëzat. Kështu është edhe jeta në realitet. Nëse shpenzoni terë kohën tuaj dhe energjitë në gjëra të vogla nuk do të keni kohë për gjërat më të mëdha që ju vlejnë. Kushtoni kujdes gjërave që janë të rëndësishme për gëzimin tuaj. Kujdesuni për topat e golfit së pari, vendosni prioritet ngase gjithçka tjetër është rërë. Më pas do të keni kohë edhe për argëtim dhe sende tjera”, thuhet në mesazhin e videos.
Përgaditi: Schoolture.info