Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Si fjala “normale” po e rehabiliton kuptimin!

Përderisa për çdo ditë po dëgjojmë për rritje të numrit të sëmurëve nga koroanvirusi, për numri e personave që janë në izolim, e për persona që për fat të keq kanë humbur jetën nga ky virus, shpresa jonë është edhe në dëgjimin e fjalës “kthim në jetën normale”.

Është ironike se termi “normale” po merr në popullaritet pasi një kohë të gjatë ishte përndjekur nga diskursi publik, përshkak se dinte të stigmatizojë, ndalojë dhe përjashtoj. Nuk ishte çdo “normale” e njëjtë- ajo që për një njeri ishte ashtu, për tjetrin mundë të ishte jonormale, dhe kjo bëhej bazë për ndarje. Tani, kur thuhet se me mall po kujtohen kohërat e vjetra, askush nuk diskuton se për çfarë bëhet fjalë.

Në anglisht ka edhe një ngacmim tjetër shtesë. Nga fillimi i muajit mars “Google trends” mjeti me të cilën matet popullariteti i termeve të kërkuara, tregon rritje të madhe të kërkimit të “normalitetit” por jo në kuptimin e normalit por të normalcy. Gjuhëtarët me histori më të shkurtë, termi i dytë ka qenë i popullarizuar në fushatën presidenciale të vitit 1920 të Voren Harding, slogani kryesor i të cilit ka qenë “Kthimi në normalitet”. Si senator i Ohajos, jo aq i njohur për elokuencën e tij, Harding ishte kritikuar për shfrytëzimin e fjalës në formën e tillë, edhe pse kjo nuk e pengoi atë të bëhet presidenti i 29 i SHBA-së.

Zbatimi i termit është interesant nga aspekti i sotshëm, sepse ka pasur të bëjë jo vetëm me shërimin e plagëve nga Lufta e Parë Botërore, por edhe nga epidemia vdekjeprurëse.

Në një fjalim të mbajtur në Brooklyn në shkurt 1920, Hardin ka thënë: “Është koha që t’i kthehemi mendjes së shëndoshë dhe normalitetit”… edhe pse disa fjali më pas, i ka bërë thirrje kombit të tij ta gje rrugën drejt “normalitetit të ri” (the new normalcy). Shembulli më i mirë i përdorimit të termit, megjithatë është nga fjalimi i tij i mbajtur më 14 maj po të njëjtin vit, kur ka thënë se “kohës së tanishme amerikane nuk i nevojitet heroizëm, por shërim, jo revolucion por restaurim”.

Shumica kanë menduar se Harding vet e ka shpikur këtë fjalë, por ai ka ekzistuar në shekullin e 19, edhe pse është paraqitur në kontekst matematikor dhe është përdorur në kuptimin teknik.

Nga koha e tij e këndej, termi paraqitet kryesisht lidhur me luftërat dhe krizat. Por tani është përsëri aktual, pasi Xho Bajden është paralajmëruar si kandidati i ri “për rikthim të normalitetit”.

Pandemia i theksoi këto ide, kthimin e dëshiruar ndaj formës së paramenduar të normale, si lloj ngushëllimi si dhe një antidot i abnormalitetit të jetës pa kontakt fizik, udhëtime dhe dalje për kafe.

Përshtati: Schoolture.info