PREMIERA E OPERËS “SKËNDERBEU” NË OPERËN DHE BALETIN NACIONAL (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt opera e parë në gjuhën shqipe “Skënderbeu” nga kompozitori Fatos Lumani në Operën dhe Baletin Nacional.

Libreti i operës “Skënderbeu” bazohet në autorët e huaj dhe shqiptarë, të cilët në veprat e tyre si protagonist e kanë personazhin e Skënderbeut, i cili në këtë operë portretizohet si një luftëtar suprem, atdhetar, por edhe si një njeri i zotëruar me ndjenja njerëzore dhe të dashurisë. Si solistë interpretuan Armaldo Kllogjeri, Zana Abazi Ramadani, Armando Likaj, Vasko Zdravkov, Nina Muho, Nikolla Stojçeski, Liridon Sadriu, Marija Naumovska, Mustafa Imeri, Besarta Murtezani, Ismet Veseli, Sihana Badivuku dhe Drita Kaba Karaga. Në operën “Skënderbeu” performoi edhe kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

Dirigjent është Olsi Qinamia, regjia është e Qendrim Rijani. Koreografia është e Artan Ibershimi, ndërsa kostumet janë të Marija Pupuçevska.

Shfaqja e operës “Skënderbeu” në skenën e Operës dhe Baletit Nacional u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Prezent gjatë mbrëmjes ishte edhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.