Qëndrimet pro Millosheviqit të shkrimtarit Peter Handke janë skandaloze. Për këtë arsye ai nuk meriton të nderohet me pjesmarrjen tonë në pranimin e Çmimit Nobël. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli një vendim të drejtë dhe të merituar për të bojkotuar ceremoninë këtij viti për ndarjen e Çmimit Nobel për letërsi. Me këtë ne treguam që i respektojmë vlerat kulturore, por nuk tolerojmë qëndrimet me të cilat mohohen krimet dhe gjenocidet e regjimit të Millosheviqit. /Lajmpress/